Site icon Telegrafi

Bie papunësia në Francë

Numri i personave të papunë në Francë ra në nivelin më të ulët në katër vite për nëntorin, duke shënuar muajin e tretë të rënies, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës.

Ministria deklaroi se 3,447,000 njerëzi ishin të regjistruar si të papunë në Francë muajin e kaluar, që është shifra më e ulët që prej janarit 2013 dhe në rënie me 0.9 për qind nga muaji tetor.

Me bazë vjetore, numri i të papunëve ra me 3.4 për qind për nëntorin. Ministri i Punës, Myriam El Khomri deklaroi se është hera e parë që prej Shkurtit 2008 që papunësia ka rënë për tre muaj radhazi.

Rimëkëmbja e tregut të punës vjen pak vonë për të kontribuar në objektivat e Presidentit Francois Hollande, pasi gjatë 5 viteve në detyrë, ka qëndruar në nivele vazhdimisht të larta.

Objektivi i Francois Hollande ka qenë përmbysja e trendit të papunësisë dhe ai vendosi të mos kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen.
Papunësia do të jetë një nga temat kryesore gjatë zgjedhjeve. Ekonomia ka treguar shenja rimëkëmbjeje dhe humori i biznesit arriti nivelin më të lartë në 5 vite. /Telegrafi/

Exit mobile version