Papunësia në shtetet e BE-së që valutë zyrtare e kanë euron ka rënë në nivelet më të ulëta prej korrikut të vitit 2011, njofton Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave dërguar mediave më 1 korrik, papunësia në majin e këtij viti në zonën e BE-së që e përdor euron ka qenë 10.1 për qind që është gati për 10 për qind më pak se sa në majin e vitit të kaluar.
“Ky është niveli më i ulët (i papunësisë) i regjistruar në zonën e euros prej korrikut 2011”, thotë në njoftimin e sotëm, Eurostat.
Papunësia ka shënuar rënie edhe në tërë Bashkimin Evropian.
8.6 për qind është shifra mesatare e papunësisë për muajin maj të këtij viti, derisa në majin e vitit 2015, papunësia mesatare e 28 shteteve anëtare të BE-së ka qenë 9.6 për qind.
Shifra të tilla të papunësisë nuk janë shënuar në BE prej marsit të vitit 2009, thuhet më tej në njoftimin e Eurostatit. /Telegrafi/