Numri i vdekjeve ditore nga coronavirusi në Spanjë, ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një muaj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi ka raportuar të premten 367 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 22,524.
Ndërkaq raportohet se shifra e përgjithshme e rasteve u rrit në 219,764 nga 213,024 një ditë më parë.
Shenja pozitive janë shfaqur edhe në Itali, pasi numri i rasteve ka rënë për të katërtën ditë me radhë, në 106,848, ndërsa u konfirmua se 3 mijë persona të tjerë janë shëruar.
Ndryshe një ekspert amerikan ka deklaruar se coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave.
Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë nga William Bryan, një këshilltar i shkencës dhe i teknologjisë së Departamentit të Sigurisë Atdhetare.
Ai zbuloi se temperatura e lartë dhe lagështia janë poashtu të dëmshme për virusin, duke ofruar shpresë se përhapja e tij mund të zhduket apo izolohet gjatë verës./Telegrafi/