Megjithëse Greqia konsiderohet një destinacion turistik i favorizuar për qytetarët e Maqedonisë, duket se numri i qytetarëve që vizitojnë vendin tonë fqinj ka rënë në mënyrë drastike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse vitin e kaluar rreth 450.000 turistë nga Maqedoni vizituan Greqinë, këtë vit kanë shkuar vetëm 350.000, njofton “TV 21”.
Vitin e kaluar, Turqia u vizitua nga rreth 25.000 njerëz nga Maqedonia, kryesisht me fluturime me aeroplan, por këtë verë ky numër arriti rreth 40.000 ose për 15.000 më shumë. Në Shqipëri, verën e kanë kaluar rreth 70-80.000 persona.
“Ka një shtim të turistëve që udhëtojnë për Turqi, ka një rritje të numrit të turistëve për në Egjipt, një rënie në Greqi, sepse ata kanë ngritur çmimet dhe kjo ka ndikuar në zgjedhjen e turistëve, ndërsa ka rritje të numrit të turistëve edhe për në Shqipëri”, deklaroi kryetari i turizmit-odës hotelerike SPM, Arkan Kerim.
Agjencionet turistike thonë se për këtë vit, Turqia ka qenë vendi numër një e vizituar nga turistët e vendit tanë. Pas kësaj vinë në radhë Spanja dhe Greqia.
Ndërsa në Maqedoni turistë të huaj kanë ardhur nga Holanda, Turqia, Serbia, Shqipëria, por edhe nga Polonia. /Telegrafi/