Site icon Telegrafi

Bie numri i të infektuarve, tri raste të reja me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version