Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë nën 100.
“Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë së cornavirusit, është njoftuar sot me gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën e Gjilanit, e cila duket kësisoj në shifra: Të shëruar – 3295 persona, të vdekur – 108, raste aktive – 98, mostra në pritje – 100, të spitalizuar – 17, gjithsej të testuar – 9846, kurse gjithsej pozitiv deri tani kanë rezultuar 3500 persona”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është lajm i mirë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga coronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri, duke kërkuar zbatim të masave – maskë, distancë dhe higjienë personale. /Telegrafi/