Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 286 raste të reja me COVID-19 në 2966 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96.672 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2,304 qytetarë, ndërsa qarku më i prekur vijon të mbetet ai i Tiranës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20346
Fier 2516
Durrës 1217
Gjirokastër 1180
Shkodër 1025
Korçë 718
Vlorë 699
Kukës 343
Dibër 342
Elbasan 227
Berat 106
Lezhë 100.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe maturi në respektimin e masave anti-covid. Sipas tyre, masat e vendosura janë të thjeshta, por tepër efektive për t’i bërë ballë përhapjes së mëtejshme të coronavirusit.