Telegrafi

Bie numri i rasteve ditore nga coronavirusi në SHBA

SHBA-ja regjistroi të premten 97 mijë raste të reja me coronavirus dhe 5,323 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i së premtes përfshin më shumë se 2,400 viktima të pa raportuara nga Ohio. Departamenti i shëndetësisë së shtetit tha më 10 shkurt se rreth 4,000 viktima “mund të jenë raportuar më pak përmes sistemit të raportimit”, dhe do t’u shtohen shifrave të ardhshme.

“Çështjet e procesit që ndikuan në raportimin e këtyre shifrave filluan në tetor. Numri më i madh i viktima ishte nga muaji nëntor dhe dhjetor”, tha departamenti në një deklaratë.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve në SHBA u rrit në 27 milionë derisa janë shënuar 480 mijë viktima që nga shpërthimi i pandemisë.

Deri më tani, të paktën 69 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë kurse 48 milionë prej tyre janë administruar.

Vlen të ceket që numri i rasteve të reja është dukshëm më i vogël se sa një muaj më parë. Më 8 janar SHBA kishte regjistruar 308 mijë raste brenda 24 orëve të fundit. /Telegrafi/