Situata me coronavirus ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke marrë parasysh rënien e rasteve aktive dhe numrit të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.
Aktualisht janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19, apo 462 më pak se të hënën.
Të dhënat e fundit treguan për 513 raste te reja, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Janë shëruar 975 qytetarë. /KP/