Site icon Telegrafi

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë takimin që është mbajtur për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë kanë bërë të ditur se ka rënë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan.

Sipas një njoftimi për media, nënkryetari Arbër Ismajli bëri të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan bie në 96, ndërkaq u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.

Ndryshe, siç thuhet në njoftim gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10.020 mostra, 3.511 kanë rezultuar pozitivë, 3.307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version