Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të martën se ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me coronavirus.
76 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.
Raporti sipas klinikave:
Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi,
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë,
Raporti sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë,
Spitali i Pejës, 14 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë. /Telegrafi/