Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna miratuara në tremujorin e parë të vitit është ulur në raport me vitin e kaluar. Në shifra, regjistorohen gjithsej 311 leje për ndërtesa të reja, nga 429 leje të miratuara në tremujorin e parë 2023.
Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit mbetet më e ulët, edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e fundit 2023, por edhe me bazë vjetore.
Sipërfaqja e lejeve për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2024 është 358 mijë metra katror, nga 416 mijë që ishte në tremujorin e parë 2023, duke shënuar një ulje prej 14%.
Duke iu referuar qarqeve, të dhënat e INSTAT tregojnë se në Tiranë është rritur numri i lejeve me 38%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Po ashtu, qarqet e tjera që kanë njohur rritje, dhe pritet të hapen kantieret e ndërtimit janë. Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.
Vlera e përafërt e lejeve të miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike këtë vit është 13,6 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2023.