Numri i kurorëzimeve në vitin 2020 është 7.000 që është rreth 4.500 më pak se viti i kaluar, ose 39%.
I madh është numri i qytetareve të cilët sivjet nuk u martuan për shkak të pandemisë së coronavirusit që zgjat më shumë se 10 muaj. Me ndalesën e tubimeve publike, ahengjet dhe grupimet, u anuluan edhe dasmat e caktuara më herët dhe kurorëzimet.
Kurorëzimi gjatë vitit 2020 në kohe pandemie ishte me protokolle ku mysafirët ishin në minimum me respektim të masave për mbrojtje si dhe me mbajtje distancë.
“Në regjistrim mund të merr pjesë kurorëzuesi, partnerët dh dy nga dëshmitarët. Të pranishmit duhet të mbajnë maska dhe të mbahet largësia prej dy metrave me kurorëzuesin”, thonë nga ESHS.
Përderisa numri i kurorëzimeve është ulur, në tremujorin e tretë sivjet është regjistruar rritje e ndarjeve.
“Në periudhën e tre muajve janë marrë 357 vendime për ndarje që është për 8.5% më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë”, thuhet te të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika./Telegrafi/