Site icon Telegrafi

Bie numri i kurorëzimeve dhe lindjeve të foshnjave në Maqedoni

Numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të fëmijëve.

Kështu thuhet në informacionin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Siç bëjnë të ditur nga atje, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe ka arritur në 4760 vdekje, nga të cilat 22 foshnja.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa.

Exit mobile version