Site icon Telegrafi

Bie numri i infektimeve me COVID-19 në Shqipëri, shënohen 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 1664 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 195 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          195

Të shëruar në 24 orë       183

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 1664

Exit mobile version