Telegrafi

Bie numri i bizneseve të regjistruara

Këto të dhëna janë publikuar në “Repertori statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë T2 2010”, të Entit të Statistikave të Kosovës (ESK), ku janë nxjerr statistikat mbi bizneset e regjistruara dhe të riregjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Sipas raportit, gjatë tremujorit të dytë 2010 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1997 sosh, ndërsa në tremujorin e parë 2010 ka qenë 2267, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 270 ndërmarrje, shprehur në përqindje vërehet një rënie prej 13.5 për qind, krahasuar me tremujorin paraprak. /Telegrafi/