Site icon Telegrafi

Bie numri i bizneseve të regjistruara

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, Shpend Balija, ka thënë se çështja e investitorëve të huaj duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë aktorët relevantë që merren me këtë çështje.

Kurse kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se ambienti ekonomik në Kosovë është i ngarkuar me ngarkesa politike dhe burokratike si dhe me infrastrukturë ligjore në vend, gjë që çon në humbjen e fuqisë së bizneseve vendore.

Numri i bizneseve vendore të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka shënuar rënie, kurse numri i bizneseve të huaja ka shënuar rritje. Në vitin 2016 ishin regjistruar 468 biznese të huaja, ndërsa nga janari i vitit 2017 e deri më tani janë regjistruar 564 biznese të huaja.

“Numri i bizneseve vendore që janë regjistruar në vitin 2016 ishte 8 276, në vitin 2017 janë 7 377 biznese. Në vitin 2016 janë regjistruar 468 biznese të huaja, ndërsa nga janari i vitit 2017 e deri më tani janë regjistruar 564 biznese të huaja. Në vitin 2016 janë shuar 1 830 biznese vendore, ndërsa nga janari i këtij viti e deri më tani janë shuar 1 142 biznese vendore. Kurse shuarje të bizneseve të huaja në vitin 2016 ishin 36 biznese, ndërkaq në vitin 2017 janë shuar 30”, është thënë në një përgjigje të Zyrës për Medie të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për gazetën “Epoka e Re”. /Telegrafi/

Exit mobile version