Gjashtë punëtorë të kompanisë ‘Bechtel- Enka’ janë lënduar sot rreth orës 17:30, pasi një vinç është rrëzuar gjatë punëve në autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Punëtorët e lënduar fillimisht janë dërguar në spitalin e Kaçanikut, ndërsa tani janë në atë të Ferizajt.
Sipas mjekëve, lëndimet e marra nuk janë serioze dhe të lënduarit janë jashtë rrezikur për jetë./Telegrafi