Telegrafi

Bie një objekt misterioz nga qielli, krijon krater në flakë (Foto/Video)

Banorët e një fshati në Kinë kanë mbetur të shokuar pasi një objekt misterioz ra nga qielli duke shkaktuar një gropë të madhe në tokë.

Ata thanë se objekti mbërriti në majë të malit duke bërë një zhurmë të madhe në 12 dhjetor në Zhangjiapan të provincës Shaanxi, raporton People’s Daily Online.

Krateri i krijuar mori flakë kur disa banorë nxituan për të parë, por më pas në gropë nuk u gjet asgjë. Disa njerëz e lidhin incidentin me një UFO, transmeton oranews.

Video, e cila mendohet të jetë filmuar nga një dëshmitar, është publikuar nga QQ.com në 13 Dhjetor.