Telegrafi

Bie një masë shkëmbi në rrugën Vlorë-Orikum (Foto)

Drejtoria vendore e Policisë në Vlorë u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugën Vlorë-Orikum, pasi që në vendin e quajtur ”Kalaja” është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen edhe shkëmbinj të tjerë.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

“Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar emergjencat civile, reparti i Xhenjos dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës.

Policia raporton se deri më tash nuk ka të lënduar.