Është ulur për katër herë niveli i prurjeve të ujrave të lumit Vardar në Jegunovcë dhe të lumit Sateska në Botun, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thuajse tre herë më pak prurje uji ka në Crna Rekë në Novac.
Sipas të dhënave të Entit Hidro-meteorologjik (EHM), prurjet e ujit janë pakësuar thuajse në të gjitha lumenjt e vendit, me përjashtin të Drinit të Zi në Llozhan, Pçinjës në Katllanovë, dhe Vardarit në Demir Kapi.
Niveli i ujit në liqene është në mesataren e muajit./Telegrafi/