Niveli i ujit i të gjitha lumenjve në shtet është nën mesataren për muajin maj. Situatë më drastike ka lumi Babuna ku niveli ka ra për gjashtë herë nga mesatarja e prillit.
Matjet e sotme hidrologjike tregojnë se tre herë ka ra niveli i ujit në Treskë në Makedonski Brod, për dy herë është ulur te lumenjtë Lepenec, Kriva Reka, Strumica, CrnaReka dhe Drini i Zi. thuajse dy herë është ulur nivel në Vardar dhe në Veles.
Te të tre liqenet e shtetit nuk ka ndryshime të mëdha. Niveli më i lartë është te liqeni i Dojranit, ndërsa nivelet e liqeneve të Ohrit dhe Prespës janë diku rreth mesatares/Telegrafi/