Site icon Telegrafi

Bie niveli i ujit në liqenin e Ohrit, fajësohen organet maqedonase

Niveli i liqenit të Ohrit është nën minimumin e lejuar, respektivisht 23 centimetër nën kuotën e lejuar nga ana e UNESCO-së. Kështu paralajmëron eksperti i mjedisit jetësor nga Pogradeci, Arian Meroli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meroli ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në komitetin dypalësh për mbrojtjen e liqenit të Ohrit. Rënia e nivelit të ujit ka ndikuar që në plazhet nga Pogradeci në Tushemishtë të tërhiqet uji për 40 metër dhe thellësi prej 1.5 metër.

Meroli ua lë përgjegjësinë organeve maqedonase, pasi që rruga e vetme për lëshimin e ujit nga liqeni i Ohrit është lumi Drini i Zi në Strugë./Telegrafi/

Exit mobile version