Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Në njoftim thuhet se ka rënë niveli i ujit në Liqenin e Badovcit dhe në atë të Batllavës.
Niveli i ujit në liqenin e Badovcit thuhet se ka rënë në – 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Ndërkaq, në liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë në -2.77 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
“Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/