Bie niveli i investimeve të huaja direkte në Maqedoni. Gjatë muajit shtator është vërejtur rrënie prej 22.6 milionë euro dhe ky është muaji i dytë këtë vit, në të cilin investimet e huaja kanë shënuar një bilanc minus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Herën e parë kjo ka ndodhur në muajin qershor, kur ka pasur rrënie prej rreth 7 milionë euro. Shumica e invetimeve kanë ardhur nga Turqia dhe Gjermania, me nga 23 milionë euro.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore në RM, në periudhën janar-shtator janë regjistruar 199 milionë euro investime të huaja direkte, ndërsa vitin e kaluar Maqedonia ka dërguar rreth 216 milionë euro investime direkte në shtetet tjera./Telegrafi/