Telegrafi

Bie niveli i ujit në Batllavë e Badovc

Rritja e kërkesave për ujë ka bërë që uji në liqenet akumuluese Batllava dhe Badovc të bie. Ketë e ka bërë të ditur Kompania e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, po ashtu bëhet e ditur se është shtuar edhe keqpërdorimi i ujit në forma të ndryshme.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës aktualisht është më i ulët për 1 metër nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është më i ulët për 66 cm nga kuota maksimale.

Për shkak të shpenzimit joracional të ujit KUR ”Prishtina” paralajmëron se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë. /Telegrafi/