Telegrafi

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Megjithë rënien e lehtë në përqindjen zyrtare, njoftimi i sotëm nga Departamenti i Punës tha se ekonomia kishte një humbje prej 20 mijë vendesh pune në janar. Shifrat e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të vendeve të humbura të punës gjatë dy vjetëve të fundit në 8.4 milionë. Kryetarja e Këshillit Ekonomik të Presidentit, Kristina Romero thotë se papunësia vazhdon të jetë një problem serioz.

Zonja Romero tha gjithashtu se të dhënat e reja paraqesin shenja inkurajuese se tregu i punës po rimëkëmbet gradualisht. Megjithëse rritja ekonomike ka rifilluar, papunësia pritet të mbetet rreth 10 për qind për pjesën më të madhe të këtij viti.