Site icon Telegrafi

Bie nga tetë metra lartësi, pritet me duar nga një sportist i arteve marciale (Video)

Wu Qiang që dikur ka qenë kampion në artet marciale, e ka shpëtuar një punëtor ndërtimi i cili ra nga ndërtesa që ndodhet në Jiangsu të Kinës.

Burri 48-vjeçar i ka ngritur duar dhe ka pritur, derisa ai të binte dhe t’ia zbuste përplasjen, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet viktima teksa ngjitet lartë për të vënë një reklamë, por pasi skelat rrëzohen, ai mbetet në pozitë të vështirë.

Kalimtarët e rastit janë parë teksa lëviznin në drejtime të ndryshme, ndërsa asnjëri nuk përpiqej të ndihmonte.

Sikur mos të ishte Qiang, punonjësi ka mundur të merrte lëndime të konsiderueshme, por ka shpëtuar shumë lehtë. /Telegrafi/

https://youtu.be/uXdIh9gfh1I

Exit mobile version