Një punëtor nga Ferizaj ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga skelet derisa ishte në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në një objekt që është duke u ndërtuar në Ferizaj, njofton Klan Kosova
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Agim Gashi zëdhënës i policisë në rajonin e Ferizajt.
“Inspektorati i punës, policia dhe prokuroria janë duke e përgatitur raportin rreth kësaj çështjeje”.