Site icon Telegrafi

Bie nga skelet, punëtori lëndon dy këmbët dhe përfundon në QKUK

Një person ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga skelet deri sa po punonte.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga policia thuhet se nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët.

“Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version