Tetovari M.A. (21) ka rënë nga skele rreth shtatë metre të larta, duke kontrolluar sesi gjërat kanë shkuar në punët ndërtimore në çati dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në trup. Ngjarja ndodhi dje në 13.10 dhe në stacionin e policisë në Tetovë ka raportuar SH.N. (32) nga fshati Xhepçishtë, pronar i punimeve të ndërtimit të strukturave të çative me fletë metalike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e ekipit të ambulancës urgjente, të plagosurin e kanë transferuar në spitalin e Tetovës por për shkak lëndimeve serioze që kishte në kokë dhe trup, është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.
Është inspektuar vendi i ngjarjes nga SPB-Tetovë por ende nuk dihet për shëndetin e personit në fjalë. /Telegrafi/