Telegrafi

Bie nga skela punëtori në Veles, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

Një punëtor ndërtimor nga Velesi, këtë mëngjes duke realizuar punën e tij ka rënë nga skela dhe ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.

Sipas informacioneve të SPB Veles, rreth orës 09 të mëngjesit, 69 vjeçari D.M nga Velesi duke realizuar punime ndërtimore në një shtëpi në rrugën “Petre Milevski” në Veles, ka rënë nga skela dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Siç informoi zëdhënësi Veroljub Dodevski, pas urdhërit nga Prokuroria Themelore në Veles, hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB Veles./Telegrafi/