Telegrafi

Bie nga një lartësi rreth 4 metra, punëtori dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i  dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/