Site icon Telegrafi

Bie nga kati i tretë, duke dashur të hidhet nga njëri ballkon në tjetrin (Video, +18)

Në Rusi është filmuar momenti, kur një i ri ka mbetur i varur për një shufër metali, pasi nuk ia ka dalë të kalojë nga njëri ballkon te tjetri.

Djaloshi identiteti i të cilit nuk është zbuluar por që besohet të ketë qenë i dehur, ka dashur të mahitet me shoqëri, por nuk ia ka dalë të hidhet si duhet, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk ka pasur më forcë të mbahet, ai është lëshuar dhe ka rënë tri kate poshtë.

Në videon e postuar në LiveLeak, dëgjohet duke kërkuar ndihmë por askush nuk e ndihmon, derisa bie nga lartësia.

Si pasojë e rrëzimit, ky djalosh ka thyer krahun e djathtë dhe kofshën e majtë, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version