Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
80-vjeçari me iniciale P.K ka rënë nga kati i pestë i një pallati te “Ish- Parku” dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
I moshuari jetonte vetëm dhe dyshohet se është rrëzuar, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë vendin e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.