Site icon Telegrafi

Bie nga kati i katërt i pallatit ku banonte, ndërron jetë 21-vjeçarja në Durrës

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Policia bën me dije se nga informacionet paraprake dyshohet se e reja ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen 13 të qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version