Fatmir Metalia u rrëzua nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte në Gostil të Kukësit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë errësira dhe kushtet e vështira të punës.
Burime zyrtare të policisë lokale, bëjnë të ditur të shtunën se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes të mbrëmjes së djeshme. Pas gjendjes së rënduar në spitalin e qytetit, mëngjesin e së shtunës, Metalia u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku edhe ndërroi jetë. /Start/