Një person ka pësuar lëndime, pasi derisa ishte duke punuar ka rënë nga kati i dytë i një objekti banesor në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30, njofton policia.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një objekt banesor është rrezuar nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./ Telegrafi/