Telegrafi

Bie nga kati i dytë, humb jetën 88-vjeçari

Një 88-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë ku banonte dhe ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Sipas policisë së Korçës, ngjarja ka ndodhur pasditen e të enjtes në lagjen nr.14, ku S. K., 88 vjeç ka humbur ekuilibrin duke rënë aksidentalisht.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë pak orë më vonë. Hetimet i kaluan prokurorisë së Korçës për “ngjarje aksidentale”. /Telegrafi/