Mashkulli gjerman ka rënë të shtunën mbrëma nga lartësia prej rreth shtatë metrash, derisa po e gjuante bredhin në rrugë, ka njoftuar policia në qytetin Mönchengladbach, në perëndim të Gjermanisë, duke shtuar se pema nuk ka lehtësuar aspak rënien e tij.
"Ekziston një reklamë në të cilën njerëzit kënaqen duke gjuajtur bredhat e Krishtlindjes përmes dritares. Kjo megjithatë, nuk nënkupton që edhe ju duhet të gjuheni pas saj", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.
Mashkulli i pafat është dërguar në spital në gjendje kritike, me lëndime të rënda.