Një vajzë ka rënë nga banesat në lagjen “Dardania” saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se kanë marrë informatën se një vajzë rreth moshës 34 vjeçare ka rënë nga njëri kat i ndërtesës në lagjen Dardania.
Ahmeti ka shtuar se në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkaq vlen të përmendet se rastet e tilla ditëve të fundit janë shpeshtuar shumë./Telegrafi/