Telegrafi

Bie nga ballkoni i ndërtesës, vdes një person në Viti

Policia e Kosovës bën të ditur se mbrëmjen e djeshme një mashkull në rrethana të panjohura, ka rënë nga ballkoni i një ndërtese.

Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Viti dhe nga personeli mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.