Ka qenë me fatalitet rrëzimi i një akrobati gjatë një festivali të muzikës në Madrid të Spanjës.
Kjo për faktin se, pasi kishte rënë nga një largësi prej 30 metrash, akrobati Pedro Aunion, kishte marrë lëndime aq të rënda, sa që as mjekët nuk kishin mundur të bënin gjë për ta shpëtuar atë, përcjell Telegrafi.
Dhe e gjithë këto pamje tmerruese i kishin parë 35 mijë spektatorët prezentë.
Mësohet se bëhet fjalë për një akrobat me eksperiencë i cili jetonte në Britani.
Spektakli ishte ndërprerë rreth gjysmë ore, pas së cilës gjë kishte vazhduar. /Telegrafi/