Site icon Telegrafi

Bie nga 3 metra lartësi, lëndohet punëtori

Policia raporton se një punëtor derisa ishte duke punuar në një shtëpi nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi prej 3 metrave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greikoc të Suharekës ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë përkatëse policore dhe Inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Exit mobile version