Telegrafi

Bie nga 15 metra lartësi, shërohet brenda një muaji dhe është gati për shkollë (Foto)

Meckenzie Cooper që ra nga 15 metra lartësi, derisa po shëtiste në një depo të braktisur në West Yorkshire, është shëruar brenda një muaji dhe tani mund t’i kthehet shkollës.

Adoleshenti 13-vjeçar është me fat që mbijetoi përplasjes për platformën e betonit, që ia theu nofullën në dy anë, dëmtoi në asht të fytyrës, theu keq bërrylin dhe një asht mbi gju, si dhe dëmtoi mushkërinë e djathtë, transmeton Telegrafi.

Mjekët që e pranuan për trajtim, deklaruan se shpëtimi tij ishte një ‘mrekulli’, sepse jo shumë njerëz do t’i mbijetonin një përplasje të tillë.

Cooper pas aksidentit

“Pos që mbijetoi, nuk do të ketë asnjë problem fizik, pasi të gjitha pjesët do t’i rikuperohen. Vetëm se i duhet të pres edhe tri vjet për të operuar nofullën, sepse vazhdon t’i ritet” ka thënë mjeku që po e kontrollon për afro një muaj.

Meqenëse kthimi në gjendjen normale është bërë më shpejtë se që parashikohej, ai është gati dhe do të shkoi në shkollë gjatë javës që vjen. /Telegrafi/