Telegrafi

Bie nga 12 metra lartësi, por mrekullisht shpëton (Foto/Video, +18)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një muze arti, ku një burrë bie në një dysheme xhami derisa po punonte, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Phani Guthual, asokohe inxhinier i elektros, kishte rënë nga një lartësi prej 12 metra, duke pësuar fraktura të shumta dhe dëmtime tjera, transmeton Telegrafi.

Pas rrëzimit në dysheme, Guthula është dashur të qëndrojë në spital për 45 ditë dhe t’i nënshtrohet 15 ndërhyrjeve kirurgjike. Por ngjarja e tij nuk përfundon me kaq, pasi thuhet se ai do të vazhdojë me trajtimin mjekësor derisa të jetë gjallë.

Por këtë javë, ky ish-punëtor i muzeut është shpërblyer me pesë milionë funte, pasi kishte paditur muzeun Rodin në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, për plagët që i mori gjatë orarit të punës. /Telegrafi/