Sipas policisë, Alla dyshohet se më datë 8 shtator të vitit 2010, në Tiranë, i ka marrë shtetases me inicialet J. K. shumën prej 2 300 euro, duke e mashtruar se do ta punësonte arsimtare në Drejtorinë Arsimore, Tiranë.
Gjatë hetimit rezultoi se i njëjti person mashtronte qytetarë, duke u prezantuar si Shef i Krimeve të Rënda apo Shef i Krimit Ekonomik Financiar, duke përdorur identitet të rremë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e të tjera rasteve./Telegrafi/