Site icon Telegrafi

Bie në kontakt me substanca kimike dhe pëson lëndime në fytyrë, punëtori nga Ferizaj dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Komogllavë të Ferizajt, viktima mashkull  kosovar përderisa ishte duke punuar aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore në pjesën e fytyrës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:40.

Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version