Një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Përbreg të Kukësit.
28-vjeçari punonte në një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.
Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.
Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit. /Euronews Albania/