Telegrafi

Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar nga fshati Tragjas i  Vlorës ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia thotë se i riu ishte duke punuar tokën me makineri bujqësore autokombajnë dhe e dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  rrethanave.